Hyn për të grabitur pikën e karburantit, grabitësi e gjen veten duke bërë seks oral
Një ngjarje e çuditshme u regjistrua të mërkurën në kryeqytetin e Sllovakisë. Policia e Bratislavës arrestoi një hajdut në një pikë karburanti herët të mërkurën, i cili shmangi qëllimin kryesor për të cilën ishte futur stacionin e benzinës për kënaqësi personale.
Nga grabitja për të cilën kishte hyrë e gjeti veten duke bërë seks oral, raporton TASR duke cituar zëdhënësin e policisë së Bratislavës Michal Szeiff.
I riu, 24 vjeç, detyroi një punonjës të pompave të benzinës në rrethin Petrzalka të dorëzonte paratë nga arka nën kërcënimin e dhunës.
Më pas, autori i krimit sulmoi punonjësin, duke e goditur me grusht në fytyrë.
Burri arriti t'i ikë nga duart dhe të mbyllet në një dhomë ngjitur.
Sipas mediave lokale, ishte një punonjës tjetër në dhomën e pasme, i cili përdori një dalje të veçantë për të lënë stacionin dhe për të thirrur policinë.
Një grua, e gatshme për të ndihmuar stafin që të neutralizonte grabitësin deri në mbërritjen e policisë, hyri në stacionin e karburantit përmes të njëjtës derë të pasme dhe nisi të flirtonte me grabitësin.
Kur patrulla e policisë mbërriti, grabitësi ishte akoma brenda. Ata e gjetën në një nga dhomat të zhveshur duke marrë shërbime seksuale nga gruaja e re.
Përkundër rezistencës ai u arrit të arrestohej. Autori i krimit përfundoi në qeli i akuzuar për grabitje. Punonjësi mori trajtim mjekësor në një spital.