Hera e 4 e vërteta, Pamela Anderson martohet me truprojën, u dashurua në karantinë
Pamela Anderson i ka dhënë fund beqarisë së saj duke u martuar me truprojën me të cilin u dashurua gjatë karantinës, shkruan Daily Maail.
Kjo është lidhja e katërt e bukuroshes së Baywatch e cila thotë për bashkëshortin Dan Hayhurst:” Unë jam pikërisht aty ku duhet të jem, në krahët e një njeriu që më do vërtet.”
Anderson ka shpërndarë fotografitë dhe një video nga dita e saj e veçantë.
Dasma tradicionale u mbajt në oborrin e shtëpisë së Anderson në Ladysmith, në anën lindorë të ishullit Vancuver.
Bukuroshoja kishte veshur një fustan mahnitës të bardhë më mëngë të shkurtra dhe një vello martesore të gjatë.
Anderson mbante një buqetë të vogël me trëndafila rozë dhe të bardhë, ndërsa dhëndri ishte veshur me pantallona të zeza dhe këmishë të bardhë.
Anderson tha se ata ranë kokë e këmbë në dashuri me njëri-tjetrin.
Duke romantizuar për dashurinë e saj të re, Anderson përmblodhi ndjenjat duke cituar autorin e famshëm Ansai Nin :”Mos kërkoni arsye. Në dashuri nuk ka sepse. Nuk ka arsye. Asnjë shpjegim. Asnjë zgjidhje.”