Video/ Vogëlushja "çapkëne" trazon shtratin, reagimi epik kur e thërret e ëma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 27 Janar 2021, 11:32
Një video e ëmbël është duke qarkulluar në rrjete sociale. Në të shfaqet momenti kur një foshnje, e cila po trazonte shtratin e saj, shtiret sikur po fle, në momentin që thërritet nga e ëma.
E ëma e foshnjes, Emma Hore, 23-vjeçe, kishte vënë në shtrat vajzën e saj 1-vjeçare Emelia Harper, por në kamerat e shtëpisë kishte pikasur se vogëlushja nuk ishte shtrirë për të fjetur.
Kur mamaja e shikon duke derdhur qumështin nga shishja, e thërret në emër, e kaq mjafton që ajo të shtiret menjëherë sikur ishte duke fjetur.
Videoja ka marrë mijëra klikime e ka shkaktuar mjaft të qeshura.