"Marubi" mes më të mirëve të Europës
Viti 2021 nisi me vlerësim për muzeun kombetar të fotografisë “Marubi”.
Ai është rënditur mes 50 muzeve europian më novator të 40 viteve të fundit.
Për drejtuesit është jo vetëm një lajm i gëzueshëm, por edhe një motiv më shumë për ta shtyrë përpara punën e realizuar deri më tani.
"Kjo ndikoi në reputacionin ndërkombëtar të muzeut "Marubi" . Patjetër që kjo është një ndër hapat e rëndësishëm të muzeut."-Luçjan Bedeni, drejtor i muzeut Marubi
Kjo rënditje do të ketë efektin e saj edhe tek vizitueshmëria, pasi rankimi mes më të mirëve të Europës, rrit prestigjin e muzeut të vetëm të fotografisë në Shqipëri e Ballkan.
"Ne ndaluam në një statistikë gjithmonë dhe në rritje para pandemisë vizitueshmërinë e muzeut. Shpresojmë të rikthehemi aty dhe pse jo të rikthehemi shumë më mirë. Këtë vit muzeu e ka nisur edhe me një hap tjetër pozitiv të hedhur në drejtim të standarteve, pasi zyrtarisht ka regjistruar markën Marubi"
Bedeni tregon se paralelisht po punohet për përmbylljen e dosjes për në “Unesco”.
"Marka e regjistruar është një tjetër moment i mbrojtjes së logos dhe fjalës Marubi"
Paralelisht me pjesët e dukshme që janë ekspozitat, në Muzeun “Marubi” punohet edhe për konservimin dhe digjitalizimin e arkivës.