Roli në përgjimet e Ndraghetas, Presidentja e Konfindustrisë Glenda Giglio sot para gjykatës
Do të nis nesër marrja në pyetje e të arrestuarve të megaoperacionit të koduar "Basso profilo", i cili çoi në ekzekutimin e 50 urdhër ndalimeve ndaj personave të lidhur me mafian kalabreze Ndrangheta e me investime për qëllime riciklimi Shqipëri.
Përballë gjykatësve italianë do të dalë sot (29 janar) Presidentja e Konfindustrisë rinore të Krotones, Glenda Giglio, një nga personazhet në lidhje të ngushtë me Antonio Gallo, "princin" e Ndranghetas që menaxhonte paratë e mafias kalabreze në Itali e Shqipëri.
40 vjecarja Glenda Giglio është e bija e sipërmarrësit krotonez Gennario Giglio, ish-ortak në biznes me politikanin e këshilltarin komunal të Katanzaros Tommaso Brutti,
Në përgjimet e Antimafias italiane Presidentja e Konfindustrisë Italiane përmes biznesit të saj verifikonte nëse në banesat e Antonio Gallo ishin vendosur "çimka" për t'u përgjuar nga policia.
Por gjithashtu roli i saj shkruhet në dosjen e Prokurorisë italiane "ishte të përgatiste e të garantonte dokumentacionin për kalimin e sipërmarrjeve fantazmë në pronësi të shtetasve shqiptarë apo dhe krijimin e kompanive të reja po në pronësi të shtetasve shqiptarë duke u ndihmuar nga noteri Rocco Guglielmi i cili injoronte kontrollin e detyruar të akteve publike.
Gjithashtu sipas hetimeve të Antimafias italiane Glenda Giglio përmes rolit të saj si Presidente e Konfindustrisë rinore të Krotones garantonte Antonio Gallo njohjet e lidhjet e sipërmarrësit e territori.
Dy ditë më parë Glenda Giglio e vënë në masë ndalimi nga Prokuroria e Catanzaros ka dhënë dorëheqjen nda drejtimi i Konfindustrisë rinore.
Është e dëshmuar mediatikisht se ajo ka kryer disa udhëtime ën Tiranë e ka takuar drejtues të Bashkisë së Tiranës.