Nesturi: Ndërtimi më shumë i lidhur me krimin brenda vendit si ai i hashashit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 28 Janar 2021, 21:58
I ftuar në PolitikOn nga Alfred Lela në RTV Ora, analisti Plator Nesturi u shpreh se sektori i ndërtimi është përfolur i lidhur me krimin në vend.
Plator Nesturi: Sa i përket bumit të ndërtimeve, nuk është se kanë qenë të lidhura shumë me organizata kriminale, por më shumë kanë qenë të lidhura me veprimtari kriminale të zhvilluara brenda vendit tonë, si ai i hashashit.
Ne nuk do të donim që këto funde të futeshin nga organizata të tilla se është shumë e vështirë të ç'rrënjosen. Pastaj këtu ka edhe qëllime për ta përdor për aspekte të fushatës.