Fushë Kruja pas përmbytjeve, banorët: Hera e tretë këtë vit, të pastrohen kanalet

Uji është tërhequr në fshatrat Bilaj dhe Mallkuq duke zbuluar pasojat e përmbytjes kryesisht në bujqësi.

Banorët në lagjen Dobrozi në Bilaj thonë se këtë javë përmbytjen e tretë brenda muajit.

"Kjo është e treta hera që vjen uji në oborr. Sot është normalizuar. Ka hyrë në magazina dhe ka ikur mundi."

"Kjo është hera e tretë këtë vit."

Merakun e kanë për tokat e mbjella ku nuk presin të marrin prodhim.

"6 dynym gurë ka shkuar kot."

Fajtor për daljen nga shtrati të lumit Ishëm bëjnë bashkinë, por thonë se asnjëherë nuk kanë pasur ndihmë për rimëkëmbjen.

"Më ka prishur shtëpinë."

"Të na lajmë kanalet, se kanë shpërblyer ata që janë në kodër, jo ne që jemi në fushë."

Situata vijon të jetë e rënduar ku uji duket se ka vërshuar dhe në rrugë duke dertyruar banorët aty të devijojnë rrugën.