Drejtuesi i motorit përfundon mbi xhamin e makinës, shoqërohet në polici shoferi

Regjistrohet aksidenti i rradhës në Vlorë.

Në aksident janë përfshirë një automjet dhe një motor, ndërsa ngjarja ka ndodhur më zonën e Ujit të Ftohtë.

Siç raporton gazetari i Ora News, Edi Ruçi, nga përplasja, drejtuesi i motorit ka përfunduar mbi xhamin e përparëm të automjetit.

Drejtuesi i motorit ka mbetur të plagosur duke përfunduar në spital, ndërsa është shoqëruar në polici drejtuesi i automjetit.

Njoftimi i Policisë së Vlorës për aksidentin:

Informacion paraprak

Rreth orës 14:55, në lagjen “Uji i Ftohtë”, Vlorë, mjeti tip “Opel” me drejtues shtetasin Y. L. është përplasur me një mjet motor me drejtues shtetasin A. M.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi A. M., i cili është transportuar në spitalin e Vlorës, për ndihmë mjekësore.

Shtetasi Y. L. është shoqëruar në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme hetimore dhe procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.