Tri grabitje me armë në një javë, 21-vjeçari që po sfidon policinë me "pistoletë lodër"

Një 21-vjeçar me precedentë penalë të mëparshëm  dyshohet se është autori i grabitjes së dy farmacive dhe një pike dhëniesh kredie brenda një jave në kryeqytet. Kristi Çinari person i njohur për policinë ende nuk është vënë në prangat e policisë pavarësisht identifikimit të tij. Brenda një jave ai ka grabitur më shumë se 6 milionë lekë, ku dyshohet se ka përdorur një armë lodër.

Policia e Tiranës është sfiduar seriozisht nga 21-vjeçari Kristi Çinari, i cili brenda një jave ka kryer 3 grabitje radhazi në zona të ndryshme të kryeqytetit, njërën prej të cilëve 12 orë pasi u shpall zyrtaisht në kërkim.

I riu është person me precedent penal të mëparshëm në fushën e vjedhjes. Grabitjen e parë që dyshohet se ka kryer ka ndodhur në vitin 2017 në një farmaci në rrugën e Kavajës, vepër penale për të cilën ka kryer dhe dënimin me burg, ku vetëm pak kohë më parë është liruar.

21-vjeçari është rikthyer në skenë ku me datën 21 janar dyshohet se ka grabitur një farmaci tjetër në bulervardin "Zhan Dark", ku ka marrë një shumë të konsiderueshme parash.

Më pas ai ka kryer grabitjen e pikës së dhënies së kredive Kredo.al, ku dyshohet të ketë marrë 6-7 milionë lekë të vjetra nën kërcënimin e armës.

Vepra penale e fundit e të riut dyshohet se është grabitja e farmacisë në rrugën "Bardhok Biba" në qendër të kryeqytet.

I riu është paraqitur në këtë biznes rreth orës 20:13 minuta, ndërsa është drejtuar menjëherë tek banaku ku qëndronte punonjësja.

I riu i ka kërkuar çelësin e kasafortës duke i drejtuar armën, dhe më pas ka marrë shumën prej 17 mijë lekësh të cilat ishin xhiroja ditore e farmacisë.

Sipas grupit hetimor, farmacistja ka tentuar të telefonojë policinë në atë moment por autori ka tentuar t’ia marrë telefonin dhe dhunë, ku dhe është përleshur me punonjësen.

Pasi dështoi ti marrë telefonin punonjëses autori është larguar menjëherë nëpër rrugica, i pa shqetësuar nga njeri tjetër.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë në gjithë zonën dhe po analizon pamjet për të zbuluar destinacionin e të riut që dyshohet se ka kryer grabitjen.

https://youtu.be/pEsis7u7sq4

LEXO EDHE

Grabitje në zemër të Tiranës, farmacisë i merret e gjithë xhiroja ditore

Në kërkim për grabitjen e para 3 ditëve, 21-vjeçari ‘surprizon’ policinë