U erdhi mesazhi për t'i bërë "kurban"/Prindërit kryejnë "detyrën", vrasin dy vajzat e tyre

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Indi.  Një grua e identifikuar si Padmaja dhe bashkëshorti i saj Purushottam Nadu deklaruan se kishin marrë një mesazh për të sakrifikuar vajzat e tyre. Viktimat u identifikuan si Alekhya, 27 vjeçe dhe Sai Divya 22 vjeçe.

 “Anëtarët e familjes kanë pasur sjellje të çuditshme që prej shpërthimit të pandemisë së Covid-19. Ata qëndruan të izoluar në shtëpinë e tyre për pjesën më të madhe të kohës”, njoftoi policia.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e së dielës, ndërsa banorët e zonës dëgjuan zëra të çuditshëm dhe të zhurmshëm nga shtëpia e tyre.

Ata njoftuan menjëherë policinë, të cilët gjetën trupat e pajetë të vajzave.