Veliaj del bllof, dështon rindërtimi i shtëpive në afatin e premtuar/ Punimet me hapin e breshkës

Tërmeti i 26 nëntorit 2-19 la pasoja të mëdha duke dëmtuar mjafë banesa.

Kryetari i bashkisë Tiranë, Erion Veliaj premtoi se brenda  muajit nëntor të vitit 2020 do të përfundonte proçesi i rindertimit të shtëpive individuale, nga 870 që janë në total, për të vazhduar pastaj me pallatet, të cilat kërkojnë më shumë kohë.

Emisioni investigativ "Boom" bëri një vëzhgim se ku është puna me proçesin e rindërtimit  dukë shkuar në disa fshatra të Tiranës.

Biseda me banorë të fshatit Maknor:

Boom-Më falni, a ka njëri këtu?

Qytetari-Ja kjo zonja.

Boom-Si jeni zonjë?

Qytetarja-Për shtëpinë këtu..

Boom-Ju e keni?

Qytetarja-Po.

Boom-Po ju bëhet tani?

Qytetarja-Po ka filluar , deri , nga fundi i gushti.

Boom-Nga fundi i gushtit filloi e s’ka përfunduar akoma?

Qytetarja-Jo s’ka përfunduar.

Boom-Po çfarë ju kanë thënë kur nis?

Qytetarja-Po ku di unë , po për këtë vitë nuk kanë ardhur, mbas vitit të ri.

Boom-Po tani ku jetoni këtu?

Qytetarja-Tani e kemi marr si qira, ja kemi marr xhajes një dhomë aty, sa për..

Boom-Për të parë domethënë këto shtëpitë e rindërtuara..

Qytetarja-Jo nuk kanë mbaruar.

Boom-Po ju kanë thënë një afat se kur mund të mbarojnë? Kur mund të futeni?

Qytetarja-Ku dimë gjë ne,  S’dimë gjë fare, s’na kanë thënë fare.

 Boom-Ti je pronari i asaj shtëpisë lart?

Qytetari-Po ishit atje ju?

Boom-Po ishim, e pamë. Po ty kur të kanë thënë që do bëhet?

Qytetari-Njëlloj jemi me këtë ( qytetaren ).

Boom-Po presupozohej se deri në nëntor të 2020 do të përfundonte  rindërtimi i shtëpive individuale?

Qytetari-Po, po.

Boom-Tani këto s’kanë përfunduar.

Qytetari-Meqë paske qënë ti e paske parë.

Qytetari- Përderisa po zgjat shumë, për punë 3, 4 ditë , 5 ditë unë rri, ngrij. Nga gushti, një fukara, do i kisha mbyll shtëpinë, e deri më sot.

Boom-Sa shtëpi janë në fshatin tuaj që kanë nevoj për rindërtim?

Qytetari-Dy janë që i ka në dorë ky inxhinjeri ,  pastaj është dhe një tjetër. Problemi te unë , pse po zgjatet kaq shumë. Për dyer për pllaka për penxhere.

Qytetarja-Po të punojnë për dy, tre javë mbarohet.

Boom-Po sa kohë kanë punëtorët pa ardhur?

Qytetari- Më 17 dhjetor kanë ikur këtu.

Boom –Edhe asgjë? Po çfarë , nuk i keni një numër kontakti që të flisni kur do mbarojë?

Qytetari-Jam 60 e ca vjeç, tani unë nuk kam mundësi me ndërhy aq shumë. Unë fle në stallë të dhive.

Boom-Te stalla e dhive?

Qytetari-Po.

Boom-Po familja?

Qytetari-Me gjithë familje.

Boom shkoi në fshatin Baldushk, në famijen e z. Qemal Balla .Vajza e shtëpisë na tregon se janë të detyruar të jetojnë në shtëpinë e  dëmtuar dhe nuk kanë informacion se kur do bëhet shtëpia.

“Pas tërmetit shkuam fillimisht te pallati me shigjeta ,  kur na sollën kontenierin, u kthyem. Kur shkojnë pleqtë (te njësia administrative ) i thonë se do bëhet po se kur nuk e kemi idenë fare. Kontenierin e përdorim për të fjetur, ndërsa të shtëpia e dëmtuar rrimë nga halli se s’kemi ku të rrijmë. Jetoj me pleqtë dhe me çunin këtu”

Boom u interesua në Njësinë Administrative Baldushk .

Në përgjigjen e kthyer ky institucion sqaron se: Në Nj.A . Baldushk janë 95  banesa që do rindërtohen  të miratuara sipas V.B  Bashkia Turanë. Nga këto janë ndërtuar 32 banesa, dhe 9 të tjera drejt përfundimit. Familja Balla është klasifikuar me vlerësim DS5 , dosja është plotësuar dhe është përcjellë në bashki.