Ora News në familjen e Ermirit në Shijak, çdo vit përmbytet nga "Erzeni"

Dalja nga shtrati e lumit Erzen ka shkaktuar jo pak dëme në familjen e Smoqi. Kryefamiljari tregon se uji i ka mbuluar të gjithë katin e parë të shtëpisë duke i shkatërruar të gjitha pajisjet.

Ermir Smoqi i cili prej vitesh jeton dhe punon në Shijak thotë se dëmi më i madh i është shkaktuar në biznesin e tij që e sot e ka mbuluar uji.

Të 6 anëtarët e shtëpisë janë detyruar të qëndrojnë në katin e dytë të banesës në pritje të normalizimit të situates.

50 vjeçari thotë se ka lajmëruar instancat për të parandaluar përmbytjen.

“I morëm në telefon ata  të bashkisë e emergjencave por na thanë rrini pa problem se nuk ka për të ndodhur asgjë. Por shiko, rast i përsëritur”   

Përmbytjet në këtë zonë janë rast i përsëritur, por sërish masat kanë munguar

“Çdo vit. Mjafton të bjerë pak shi e marrim plaçkat e ngrihemi të shkojmë nga të mundemi”

Thotë se nga shteti pret vlerësimin e duhur.

“Me kamion kemi hedhur orenditë që ishin në katin e parë”

Kërkon që bashkia të marrë masa për rregullimin e shtratit të lumit Erzen

“Nga shteti kemi kërkuar që të mos rregullohet qendra e Shijakut e të bëhen investime koti, por të rregullojnë shtratin e lumit sepse qindra familje përmbyten çdo vit."