“Stop gjuhës së urrejtjes”, KQZ dhe KMD rekomandim për partitë politike gjatë fushatës elektorale
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Janar 2021, 15:20
90 ditë para zgjedhjeve Komisioni Qendror i Zgjedhjeve dhe Komisioneri për Mbrojtjen nga Diskriminimi rekomandojnë që partitë politike dhe kandidatët të refuzojnë përdorimin e gjuhës së urrejtjes gjatë fushatës elektorale.
Gjithashtu në dokumentin e nëshkruar mes Ilirjan Celibashit dhe Robert Gajdës kërkohet nga partitë politike të respektohet përfaqësimi i barabartë në listat zgjedhore në të gjitha nivelet në zgjedhjet parlamentare të 25 prillit.