U arrestua 5 ditë pas u lirua nga gjykata, jepet masa e sigurisë për të kërkuarin në SHBA

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë "arrest shtëpie" për të arrestuarin Arben alias Arbin Bregu.

Ky i fundit u arrestua nga Policia e Shkodrës pesë ditë pas lirimit të tij nga burgu i Reçit.

Vendimi për lirimin e Bregut nga gjyqtari i Shkodrës Andi Ymeri.

Bregu kërkohet nga drejtësia e SHBA pasi në 2013 ka qëlluar me armë dhe plagosur rëndë një qytetar amerikan.

Sipas gazetarit Elton Qyno, masa e sigurisë është është dhënë në Gjykatën e Shkodrës.

Bregu do të qëndrojë në arrest shtëpie nën mbikqyrjen 24 orëshe të Drejtorisë së Policisë dhe Forcace të Ndërhyrjes së Shpejtë Shkodër.

Lexo edhe:

Skandali në Gjykatën e Shkodrës/ Gjyqtari liron të kërkuarin nga SHBA për shkak të vonimit të letërporosisë