Ra nga vinçi teksa hiqte zbukurimet e Vitit të Ri, plagoset punonjësi i bashkisë Korçë

Një punonjës i bashkisë Korçë është aksidentuar pak minuta më parë teksa ishte duke punuar.

Sipas asaj që raporton gazetarja e Ora News, Iris Rezhda, punonjësi i identifikuar si Pavli Dajko, është rrëzuar teksa po punonte në vinç.

Dajko po hiqte zbukurimet e festave të fundvitit në zonën e pedonales së qytetit juglindor.

Nga infot paraprake thuhet se, i lënduari është transportuar drejt Spitalit Rajonal të Korçës, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën ndonëse ka marrë dëmtime në trup, duke thyër këmbën.

Policia po heton mbi shkaqet e aksidentit.