Me armë pranë selisë së PS, ja sa vite burg kërkon Prokuroria për Vladimir Gjutën

Lëvizja me një armë zjarri pranë selisë së Partisë Socialiste mund t’i kushtojë rëndë Vladimir Gjutës.

Në përfundim të gjykimit të për akuzën e “armëmbajtjes pa leje të armëve luftarake” dhe “mbajtje pa leje të armëve të ftohta”, prokuroria ka kërkuar 5 vite burg për Gjutën..

Seanca e radhës ku do të dëgjohen edhe pretendimet e palës mbrojtjes është programuar për pasnesër, më 27 janar.

Në shkurt të vitit të shkuar Gjuta u kap me pistoletë dhe me një shumë prej 100 mijë eurosh pranë selisë së PS. Ngjarja u shënua në një kohë kur në ambjentet e selisë rozë ndodhej edhe kryeministri Edi Rama.

Ai është një personazh i njohur për policinë dhe drejtësinë, pasi më herët është arrestuar dhe gjykuar për disa vepra penale. Ndërsa u bë "i famshëm" edhe për përplasjen me ish ministrin e brendshëm Saimir Tahiri.

/a.r,OraNews