Përgjimet e Antimafia italiane, Zhupa: Për ndërtimin e një kulle shumëkatëshe në Tiranë, kusht 20%-shi

Përgjimet e Antimafias italiane kanë nxjerrë në pah pazaret që personazhe të krimit në shtetin fqinj bëjnë për të fituar leje ndërtimi në Tiranë.

Në materialet e siguruara nga RTV Ora dhe Ora News thuhet, se sipërmarrësit italianë nën hetim, flasin për kontakte të afërta me kryetarin e bashkisë së Tiranës, si dhe për faktin se mund të investojnë në ndërtimin e gradaçeleva shumëkatëshe që shiten deri në 3 mijë euro metri katror, duke ofruar si ryshfet 20% të vlerës së ndërtimit.

Lidhur me këtë ka reaguar edhe zëdhënësja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Zhupa ve theksin pikërisht te pagesa me kusht e 20%-it për të fituar lejen e ndërtimit.

Përgjimet kanë zbuluar aferën e invetimeve për ndërtimin e një kulle shumëkatëshe në Tiranë me kusht pagesën e 20% të kuotës për të fituar lejen”, shkruan zëdhënësja e Partisë Demokratike.

Antimafia e Catanzaros në Itali goditi tre ditë më parë një grup mafioz në Itali ndërsa përgjimet telefonike të personave në hetim kanë zbardhur ryshfetet që përfaqësuesit e klaneve kriminale kanë dhënë për të përfituar leje ndërtimi në Tiranë.

Operacioni, i cili dërgoi në pranga edhe shtatë shqiptarë, ka nxjerrë në pah edhe implikimin e një ish-polici italian, i cili merr përsipër të ndërhyjë për përfitimin e lejeve të ndërtimit dhe koncesioneve në Shqipëri përmes lidhjeve që thotë se ka në disa ministri dhe në administratën shtetërore në Tiranë.

Lexo edhe:

Kulla dhe koncesione, Berisha: Mafia italiane ka në dorë narkoqeverinë e Tiranës

Ekskluzive/ Mafia italiane në Tiranë?! Ora News zbardh përgjimet, biseda për pallate e tendera në shëndetësi