Flakët shkrumbojnë apartamentin në Astir, panik te banorët e pallatit
Nga OraNews Përditësimi i fundit 22 Janar 2021, 07:40
Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një nga apartamentet në një pallat në zonën e ‘Astirit’ në Tiranë.
Apartamenti është përfshirë nga flakët në mbrëmjen e djeshme rreth mesnate.
Ndërkohë, sipas policisë nga zjarri nuk ka dëme në njerëz po vetëm materiale.
"Me datë 21.01.2020, rreth orës 23:00, në rrugën "Mikel Maruli", ka rënë zjarr në një banesë, ku ka vetëm dëme materiale. Shërbimet e Policisë kanë bërë të mundur evakuimin e banorëve dhe nuk ka rrezik për ta. Zjarrfikësja ndodhet në vendngjarje dhe po bënë të mundur fikjen e zjarrit." - bën me dije policia.
Vijon puna me grupin hetimor për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.