Debate në Parlamentin grek, Mitsotakis bën deklaratën e fortë: Detet tona po dyfishohen…
Debatet për çështjet territorial vijojnë në Parlamentin e Greqisë, ndërkohë që kryeministri Kyriakos Mitsotakis është treguar shumë i prerë në mesazhin e tij.
MItsotakis ka thënë se detet e Greqisë po dyfishohen, një të drejtë që për të është ndërkombëtare, të cilën helenët mund ta ushtrojnë në fusha të ndryshme.
“Kam njoftuar tashmë shtrirjen e ujërave tona territoriale që nga gushti dhe vërtet katër muaj më vonë detet tona atje dyfishohen. Një e drejtë që është plotësisht në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe të cilën Greqia, padyshim, mund ta ushtrojë edhe në fusha të tjera.
Padyshim në Kretë dhe gjetkë. Por me kohë, në një mënyrë dhe në kushte që ajo do të zgjedhë. Kjo është diçka që përmendet shprehimisht në nenin e parë të projektligjit. Ky është një mesazh shumë i qartë që qeveria po u dërgon tani atyre që po përpiqen me kërcënime të privojnë vendin tonë nga ato që lejojnë rregullat e së drejtës ndërkombëtare”, ka thënë kryeministri grek.