FOTO/ Kyriakos Mitsotakis merr edhe dozën e dytë të vaksinës anti-Covid

Kryeministri I Greqisë Kyriakos Mitsotakis merr edhe dozën e dytë të vaksinës anti-Covid pas asaj të parë të kryer më 27 dhjetor.

Kryeministri Helen u vaksinua në spitalin “Attikon” pak pas orës 09:00, ndërsa pak më pas dozën e dytë do ta marrë edhe presidentj Katerina Sakellaropoulou.

Numri i përgjithshëm i të vaksinuarve në Greqi deri tani ka arritur në 80,000, njoftojnë mediat e vendit fqinj.

Personeli shëndetësor është vaksinuar nga nga listat e Shoqatave Mjekësore, në mënyrë që të mos harxhohet asnjë dozë. Kjo do të vazhdojë derisa të aktivizohet lista e pritjes së Trupave të Sigurisë dhe Forcave të Armatosura.

Ndërkohë, për personat mbi 85 vjeç, Greqia nisi fushatën e vaksinimit fundjavën që sapo lamë pas.

/a.r,OraNews