Pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, reagon Zv.kryeministri shqiptar i Malit të Zi

Pas arrestimit të kryetarit të Komunës së Ulqinit, Loro Nrekiq  ka reaguar zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazovic.

Bëhet me dije se Ndrekiq po hetohet për punësime partiake.  Arrestimet janë ekzekutuar me urdhër Prokurorisë Themelore të Shtetit në Ulqin.

Nëpërmjet një statusi në Twitter Abazovic  ka thënë se qeveria është e vendosur t'i japë fund të gjitha abuzimeve.

“Lejoni që gjykata të vendos se si ata fituan në zgjedhje. Është e qartë për qytetarët. Qeveria është e vendosur t’i japë fund të gjitha abuzimeve”- ka shkruar Abazovic në Twitter.

Bashkë me Loro Nrekiqin, në pranga kanë rënë edhe katër persona të tjerë të administratës që ai drejton.

https://twitter.com/DritanAbazovic/status/1351087736841711617