Guatemala bllokon mijëra migrantë që drejtohen për në SHBA

Një karvan i migrantëve të Amerikës Qëndrore është ndaluar me shkopinj dhe gaz lotsjellës në Guatemalë, teksa përpiqeshin të hynin në SHBA ku forcat e sigurisë bllokuan rrugën e tyre.

Mijëra njerëz u ndaluan afër kufirit me Hondurasin ditën e dielë.  Qeveria tha se nuk do të pranonte "lëvizje të paligjshme masive."

Rreth 7000 migrantë kryesisht nga Hondurasi kanë hyrë ditët e fundit duke ikur nga varfëria dhe dhuna., shkruan BBC.

Ata shpresojnë të udhëtojnë për në Meksikë dhe pastaj në SHBA.

Çdo vit mijëra migrantë të Amerikës Qëndrore përpiqen të kalojnë kufirin për të arritur në SHBA, shpesh në këmbë.

Presidenti i zgjedhur Joe Biden është zotuar t'i japë fund politikave të rrepta të imigracionit të paraardhësit të tij Donald Trump.

Por administrata Biden, e cila do të marrë detyrën të mërkurën ka paralajmëruar migrantët të mos udhëtojnë , pasi rregullat e imigracionit  nuk do të ndryshojnë brenda natës.

"Për fat të mirë forcat tona të sigurisë arritën ta ndalojnë këtë betejë të ashpër," tha Guillermo Diaz, kteu i Agjencisë së migracionit Guatemalë.

 "Ne arritëm të  qetësojmë gjithçka në një situatë shumë të komplikuar."

Gjatë një deklarate presidenti i Guatemalës tha :"Mesazhi jonë është i qartë: Këto lloj lëvizjesh masive nuk do të pranohen, prandaj në po punojmë së bashku me kombet fqinje për ta trajtuar këtë si një çështje rajonale."