Australia nuk do të hapë plotësisht kufijtë për vitin 2021
Australia nuk ka gjasa që të hapë plotësisht kufijtë e saj në 2021 edhe nëse shumica e popullsisë do të vaksinohen siç është planifikuar, thotë një zyrtar i lartë i shëndetit.
Sekretari i Departamentit të Shëndetësisë, Brendan Murphy bëri parashikimin pasi u pyet për përshkallëzimin e koronavirusit nga kombet e tjera.
Dr.Murphy drejtoi aksionin e mëparshëm për të mbyllur kufijtë e Australisë marsin e kaluar.
“Unë mendoj se do ta kalojmë pjesën më të madhe të këtij viti me kufizime ende thelbësore të kufirit,” tha ai të hënën.
"Edhe nëse do të kemi një numër të madh të personave të vaksinuar, nuk e dimë nëse kjo do të ndalojë transmetimin e virusit," shtoi ai .
Qytetarët, banorët e përhershëm dhe ata me përjashtime lejohen të hyjnë në Australi nëse kryejnë një karantinë hoteli 14 ditore me shpenzimet e tyre.
"Qantas", transportuesi kombëtar i Australisë rihapi rezervimet në fillim të këtij muaji, por tha që udhëtimet ndërkombëtare të fillonin nga korriku 2021.
Megjithatë, kjo tani varet nga vendimi i qeverisë Australiane për të rihapur kufijtë, shkruan BBC.