Çfarë po ndodh me motin në botë? Shkretëtira e Saharasë mbulohet nga dëbora

Ndryshe nga sa e kemi parë më herët shkretëtirën e Saharasë, temperaturat e ulëta kanë bërë që ajo të zbardhet nga bora.

“Çfarë po ndodh me motin në botë?”, shkruajnë mediat ndërkombëtare, duke iu referuar pamjeve që vijnë nga Saharaja.

Në Arabinë Saudite, vendas dhe të huaj u dyndën në shkretëtirë, në rajonin Aseer, për të shijuar pamjen e rrallë.

Imazhet mahnitëse tregojnë qytetin e vogël të shkretëtirës algjeriane Ain Sefra, të mbuluar nga një shtresë dëbore.

Ain Sefra, i njohur si Porta e Shkretëtirës, ​​është rreth 1.000 metra mbi nivelin e detit dhe është i rrethuar nga Malet Atlas.

https://www.youtube.com/watch?v=kpBthz1ESjc