Pas arrestimit në Moskë, Navalny: Nuk kam frikë, akuzat ndaj meje trillime
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Janar 2021, 22:12
Figura kryesore e opozitës ruse dhe kritiku kryesor i Kremlinit, Alexey Navalny, u arrestua nga policia lokale, disa momente pas kthimit në vend.
Pas arritjes në Moskë, Navalny u tha gazetarëve, se :“Kjo është dita më e mirë në pesë muajt e fundit. Të gjithë po më pyesin nëse kam frikë. Unë nuk kam frikë. Ndihem plotësisht mirë duke ecur drejt kontrollit kufitar. Unë e di që do të largohem dhe do të shkoj në shtëpi sepse kam të drejtë dhe të gjitha çështjet penale kundër meje janë të trilluara”-pohoi ai.
Kritikuesi shumëvjeçar i presidentit rus. Vladimir Putin, Navalny u vendos në listën federale të të kërkuarve gjatë rikuperimit në Gjermani, në lidhje me një rast mashtrimi të vjetër që polikani e hodhi poshtë si e motivuar politikisht.