Kokëçarjet e BREXIT! Burokraci, pritje të gjata në dogana dhe probleme me TVSh-në
Qeveria britanike thotë se dhimbjet e kokës në lidhje me tregtinë me Bashkimin Europian nuk kanë filluar të ndjehen ende, ndërse që tani të dy palët po vuajnë pasojat e burokracisë dhe pritjet e gjata në dogana.
Që në dy javët e para të Britanisë globale post-Brexit, zinxhirët e eksportit por edhe bizneset e vogla po ndeshen me probleme serioze.
Eksportuesit britanikë të peshkut e kanë të pamundur të shesin në Bashkimin Europian për shkak të vonesave në kufi dhe akuzojnë se kryeministrin Boris Johnson dhe të tjerët se i keqinformuar rreth Brexit-it. Prodhimi i tyre prishet rrugës, pa arritur ende te konsumatori.
Zinxhirët e mëdhenj të supermarketeve në Irlandën e Veriut po ndeshen me mungesën e ushqimit, për shkak të rregullave të reja kufitare dhe burokracive.
Bizneset e vogla, sidomos ato të tregtisë elektronike ndërkufitare, do të duhet të paguajnë tarifë doganore për çdo pako që do të dërgojnë në Bashkimin Europian. Bizneset e vogla po e quajnë këtë tani, tarifa Brexit.
Së dyti, ekziston një tarifë prej 5 paund për çdo pako që mbulon kostot e korrierëve dhe që para-paguhet si tarifë importi në vendin e destinacionit; dhe së treti, ekziston "tarifa e disbursimit" e ndryshon çdo vend të BE-së për çdo pako me vlerë rreth 14 euro, e llogaritur si përqindje e vlerës së mallrave, plus TVSH-në e destinacionit. (Leftion Peristeri) Privatisht ministrat thonë se gjendja do të keqësohet dhe në këtë fazë nuk mund të bëhet asnjë për të ndryshuar, pasi marrëveshja tregtare tashmë është miratuar në parlament.