Hetimi i rrugëve, Beqaj: KLSH-ja nuk është organizëm i besueshëm, nga cili inxhinier do ta marrë opinionin?

Reshjet e dendura të shiut në të gjithë vendin nxorën në pah edhe abuzimet me infrastrukturën rrugore, duke sjellë shkatërrimin e disa akseve të ndërtuara vitet e fundit.

Lidhur me këtë ka nisur edhe një hetim nga KLSH.

Gëzim Beqaj, i ftuar në Ora News e thotë se Kontrolli i Lartë i Shtetit bën mirë që po inspekton problematikat, por sipas inxhinierit ky institucion nuk është i besueshëm dhe i pavarur.

Beqaj: KLSH-ja bën mirë që shkon, ne themi që të rritet kërkesa dhe e drejta e inxhinierit. Sot me firmën e inxhinierit po abuzohet shumë. Nëse bëhet një vepër inxhinierike, një shkollë, një rrugë, urë, projektohet po të shkojë në zbatim, të siguroj që ka shumë projekte që nuk zbatohet ashtu siç është projektuar. Pra, KLSH-ja bën mirë dhe të thellohet më shumë. Do të shkojë KLSH-ja, por me cilin inxhinier do ta bëj këtë verifikim. KLSH-ja ka disa inxhinierë, që janë kolegët tanë, do të marrë opinione, këto mund të jenë më të mirat dhe mund të jenë më të këqijat. Bën shkencën instituti, udhëheq, si të thuash inovacionet në inxhinieri, por në praktikat e përditshme është urdhri që është i besueshëm dhe i ka të gjitha mundësitë. Pavarësisht që do të shkojë KLSH-ja dhe do të japë një opinion, ajo përsëri është me pikëpyetje, jo se do të jetë e keqe, ose jo korrekte, por KLSH-ja nuk është një organizëm i besueshëm dhe i pavarur, nga kush do e marrë opinionin? Nga cili inxhinier? Inxhinierët duhet të organizohen, të kenë komisionet e disiplinës dhe aty mblidhen inxhinierët të gjithë bashkë.