“Plan i targetuar”, Denaj për “Ekopolitikë”: 5 miliardë lekë ndihmë për biznesin e vogël

“Biznesi i vogël ka qenë i targetuar si në paketën e parë dhe të dytë, edhe në politikë fiskale lehtësuese për 8 vite”.

Kështu u shpreh gjatë intervistës së saj për “Ekopolitikë” në RTV Ora, ministrja e ekonomisë dhe financave Anila Denaj.

Sipas saj, në vitin që vjen në arkën e shtetit do të mungojnë 5 miliardë lekë që do të shkojnë në ndihmë të bizneseve të vogla.

Anila Denaj: Paketa 1 dhe 2 ka qenë universale. 300 mijë individë, kanë qenë biznese që kanë përfituar nga paketa e ndihmës. Ndërkohë që kemi nisur targetimin për sektor që në korrik 2020. Sepse të thuash në korrik të 2020 që do mendosh për biznesin e vogël, për disa vite, për 8 vjet, është një këndvështrim nuk mund të them sektorial, por i targetuar.

Biznesi i vogël ka qenë i targetuar si në paketën e parë dhe të dytë, edhe në politikë fiskale lehtësuese për 8 vite. Ne do të na mungojnë në arkën e buxhetit të shtetit, vitin që vjen, 5 miliardë lekë. Nga rritja e pragut të TVSH-së, nga 2 milionë në 10 milionë dhe nga zerimi i tatim-fitimit. Janë 5 miliardë që do të shkojnë për individë që menaxhojnë biznese të vogla dhe përfitojnë nga secila fazë. Nëse kthen punonjës në punë, të cilët janë larguar nga Covid-19, marrin gjysmën e pagës minimale, e cila nuk do të jetë 26 mijë por 30 mijë lekë nga 1 janari. Këto janë dy elementë skemash që i aprovuam në korrik dhe kjo është pjesë e një plani të targetuar për t’iu kthyer sadopak ndihmës së biznesit.

https://youtu.be/MYkTBt8zPYs