"Pema e jetës" mbi liqen, fotografitë bëjnë xhiron e botës

Kjo është një pamje e pabesueshme që vjen nga një liqen në Australi. Në të ravijëzohet e ashtuquajtura “pema e jetës”, e formuar nga vaji i pemës së çajit që rritet në shtigjet natyrore të liqenit.

Fotografi Derry Moroney u mahnit kur kapi imazhet me dron për herë të parë në Liqenin Cakora në New South Wales. Fotografitë kanë tërhequr vëmendjen  në të gjithë botën dhe i kanë sjellë famë fotografit dhe qytetit të vogël të Brooms Heads.

"Nga toka thjesht duket si çdo liqen normal dhe nuk e mendova shumë," por kur pashë fotografitë u shtanga.  Fotoja është bërë në 119m lartësi kështu që do të ishte e pamundur për këdo që ta shihte po të mos ishte në aeroplan."

Liqeni është i lidhur me një plazh dhe grykëderdhje, e cila është e mbuluar me pemë çaji. Kur një stuhi përfshiu zonën baticat shtynë ujin dhe vajin në liqen. Kur stuhia u tërhoq, uji kullohet dhe vaji i rëndë mbetet në çarjet e Liqenit të Cakora-s, të cilat kanë formën e një peme.