Papa Françesku dhe ish-Papa Benedikt marrin dozën e parë të vaksinës Covid-19

Papa Françesku dhe ish-Papa Benedikti kanë marrë dozën e parë të një vaksine të koronavirusit, bëri me dije Vatikani këtë të enjte.

Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha në një deklaratë se ai ishte "në gjendje të konfirmonte që brenda programit të vaksinave të Shtet-Qytetit të Vatikanit, deri më sot doza e parë e vaksinës Covid-19 është administruar te Papa Françesku dhe Papa Emeritus".

Deklarata nuk tha kur Papa Françesku, 84-vjeç ose paraardhësi i tij 93-vjeçar u vaksinuan.

Qyteti i Vatikanit filloi programin e tij të vaksinave të Mërkurën në një qendër mjekësore të vendosur brenda në Sallën e tij kryesore të Auditorit, ku papati shpesh mban audiencat javore.

Të dy papët janë në një rrezik më të lartë të prekjes nga virusi për shkak të moshës së tyre.

Ndërkohë, në javët e fundit, Papa Françesku ka folur disa herë në temën e vaksinave.

Gjatë fundjavës, ai tha se njerëzit kanë një "detyrë etike" për të marrë vaksinën dhe konfirmoi se ishte në radhë për të marrë një sapo filloi programi i vaksinimit të Vatikanit.