Erdogan kryen vaksinën anti-Covid
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, vaksinohet kundër COVID-19. Si shumë liderë të tjerë në botë edhe Erdoğan ka zgjedhur të marrë injeksionin para kamerave.
Vaksinimi i tij u bë në Spitalin Shtetëror të Ankarasë pas një mbledhje të partisë së tij, AAK.
Erdogan i bëri thirrje drejtuesve të institucioneve, deputetëve dhe politikanëve që të bëhen vetë shembull për fushatën e vaksinimit në mënyrë që edhe qytetarët të krijojnë besim, raporton Ora News.
"Të dashur miq, së pari, Spitali ynë në Ankara, ka bërë me të vërtetë një luftë të madhe, me të gjithë stafin e saj, kryemjekët, mjekët, infermierët, brenda kësaj periudhe të Covid-19.
Vaksinat kanë mbërritur. Unë dua ta bëj këtë vaksinë, thashë. Turqia aktualisht ka tejkaluar 300 mijë infektime. Unë kam një kërkesë të veçantë. Besoj se do të jetë shumë e saktë nëse kuadrot drejtues, veçanërisht udhëheqësit politikë, si dhe të gjithë deputetët tanë, e inkurajojnë këtë vaksinë në pikat e caktuara të vaksinimit për ta bërë këtë fushatë të fortë", tha ndër të tjera Erdogan.

/a.r,OraNews