Impeachment-i i Trump/ Gjoni: Drejtoi SHBA-në sikur po drejtonte kullat e tij. Çela: Nuk e shkarkojnë dot, mund ta ndalojnë të kandidojë
Në një intervistë për Rtv Ora, ekspertja e komunikimit Edlira Gjoni dhe Albi Çela nga "Rule of law Albania" komentuar ngjarjet e fundit në SHBA lidhur me impeachment-in e presidentit Trump.
Gjoni u shpreh se kjo është më shumë prishja e ekuilibrit të një individi, jo e demokracisë amerikane.
Gjoni: Mendoj se kjo është më shumë prishja e ekuilibrit të një individi, jo e demokracisë amerikane. Të dyja palët janë duke i numëruar orët, pasi është prishje e imazhit të SHA-së, por mendoj se nuk do të ndalet me kaq. Unë pres ndëshkime për njerëzit afër Trump, por mbase edhe vetë rruga e Trump në ikje është shumë e dyshimtë.
E gjitha fryma e fjalimit të Trump i nxitit që të bëjnë diçka që nuk është bërë kurrë më parë, për të shkuar në Capitol Hill. Edhe në fjalimin e djeshëm, Trump vazhdoi me shprehi atë që nisi në 6 janar. Gjuha e Trumpit është ndër më të përgjithshmet e presidentëve. Trump e ka drejtuar Amerikën sikur po drejtonte një nga kullat e tij.
Ndërkohë, Çela tha se një impeachment kundër Trump vetëm do e ndalonte atë që të rikandidonte, sepse nuk mund ta shkarkojnë, pasi ai për pak ditë ikën.
Albi Çela: Ekziston frika se simpatizantë të Trump mund të kërcënojnë individë që i kanë dalë kundër Trumpit. Për momentin nuk bëhet më fjalë për impeachment, hapi i dytë është senati që është hap më i vështirë, pasi do të bëhej impeach një president pasi ka lënë zyrën. Mendoj se në senat do të jetë e vështirë. Një veprim kundër Trump vetëm do e ndalonte atë që të rikandidonte, sepse nuk mund ta shkarkojnë, pasi ai për pak ditë ikën. Trump e ka kuptuar se është në rrezik dhe prandaj e ka zbutur gjuhën.
Trump në atë moment kishte lirinë e fjalës, por ai nuk është njëlloj si një qytetar i thjeshtë. Kur e nxit dhunën presidenti i SHBA-ve që ka pas 70 milionë njerëz kjo pastaj ndryshon. Shumica mendojnë se kjo nuk është liri e shprehjes, sepse e tejkalon atë.
Ndërsa Gjoni theksoi se Trumpi erdhi në pushtet kundër establishmentit duke premtuar ngushtimin e këtij hendekut që ishte krijuar në SHBA, por ky hendek u zgjerua.
Gjoni: Trumpi erdhi në pushtet kundër establishmentit duke premtuar ngushtimin e këtij hendekut që ishte krijuar në SHBA. Ky hendek nuk u ngushtuar, por u zgjerua. Trump është një ndër presidentët më të kontestuar edhe brenda vetë republikanëve. Hera e fundit ky është tronditur nga themelet SHBA-ja ka qenë në luftën civile, por edhe kjo ngjarje është kapërcyer. Nuk mendoj se Trump apo ndonjë lëvizje mund ta pengojë këtë.
Çela shtoi se ajo që ka bërë Trump do të ndikojë edhe te partia Republikane dhe nëse ndodh impeachment Trump nuk mund të kandidojë më, por gjithmonë do të ketë një Trump tjetër.
Albi Çela: Ata 10 që votuan pro Trumpit kanë rrezikuar shumë. Ata e kanë marrë parasysh këtë risk. Shumica e republikanëve të tjerë do të donin që të votonin kundër Trump, por po ruajnë statusin e partisë republikane. Ajo që ka bërë Trump do të ndikojë edhe te partia Republikane. Nëse ndodh impeachment Trump nuk mund të kandidojë më, por gjithmonë do të ketë një Trump tjetër. Mendoj se kjo histori do të vazhdojë, por jo të gjithë ata 70 milionë vota nuk ishin të gjitha për Trumpin, por ishin për partinë Republikane.