Berluskoni shfaq probleme me zemrën, shtrohet me urgjencë në spital

Ish-kryeministri italian Silvio Berluskoni është shtruar në një spital në Monako pas një goditje që ka pësuar në zemër.

Berluskoni po qëndronte në një rezidencë franceze në Monaco, ku edhe ka shpenzuar një pjesë të mirë të lockdown-it që prej nisjes së pandemisë.

Këmbëngula që të shtrohej në Monako, sepse nuk e pashë situatën të favorshme për transferuar në Itali”, raporton doktori i tij personal Alberto Zangrillo.

Zangrillo ka informuar se Berluskoni kishte nisur të kishte shqetësime. Sakaq partia  e tij Forza Italia bëri me dije se Berluskoni ishte nën vëzhgim intensive dhe do të kthehet në shtëpi pas pak ditësh.

84 vjeçari para pak vitesh ka pasur një ndërhyrje për vendosjen e një valvule në aortë, ndërkohë që u kurua edhe për Covid-19 në një spital në Milano në shtator.