23 të vdekur pasi kryen vaksinën anti-Covid, nisin hetimet

Të paktën 23 persona kanë humbur jetën pasi janë vaksinuar kundër Covid-19 në Norvegji, raporton Agjencia Kombëtare e Ilaçeve në shtetin skandinav.

 “Jemi informuar për 23 fatalitet pas vaksinimit. Për momentin, 13 prej tyre janë ekzaminuar”, thuhet në njoftim, citon Norway Today.

"Këto të dhëna mund të tregojnë se simptomat e zakonshme të shkaktuara nga vaksinat, të tilla si ethe dhe të përziera, mund të çojnë në vdekjen e disa njerëzve të moshuar e me shëndet të dobët," shprehet mjeku Sigurd Hortemu.

Vaksinimi me vaksinën e prodhuar nga kompania amerikane Pfizer dhe gjermane BioNTech, nisi në Norvegji më 27 dhjetor 2020.

Të parët që u vaksinuan ishin të moshuarit që jetonin në shtëpitë e pleqve në Oslo. Në fillim të vitit, u bë e njohur se tre njerëz që jetonin në zona të ndryshme të cilët ishin vaksinuar vdiqën, por vdekjet e tyre mund të mos lidhen me vaksinimin dhe këto raste po hetohen.

Një total prej 21,000 njerëz janë vaksinuar me vaksinën Pfizer-BioNTech në Norvegji deri më tani.

Më 12 janar, Norvegjia nisi marrjen e vaksinave edhe nga kompania farmaceutike amerikane Moderna.

/a.r,OraNews