Tërmeti i fuqishëm shkund Indonezinë, dhjetra të vdekur, rrafshohet dhe spitali
Më shumë se 30 persona janë nxjerrë pa jetë nga gërmadhat e banesave në Indonezi pas tërmetit më intensitet 7 ballë që goditin vendin.
Lëkundjet e forta sizmike rreth orës 2:20 i gjetën në gjumë shumicën e banorëve të ishullit Sulauezi.
Ndërsa lëkundjet shkaktuan fillimisht panik, në verilindje ato rrafshuan një spital dhe hotel duke zënë poshtë dhjetëra pacientë, personelin dhe klientë të hotelit.
"Nga gërmadhat e spitalit kemi nxjerrë dy viktima pa jetë. 26 të tjerë i kemi gjetur vetëm në qytetin Mamuxhu. Nuk e dimë sa mund të jenë gjallë por bilanci nuk duket i mirë."
Autoritetet thanë se janë rrënuar një numër i madh godinash ndërsa infrastruktura rrugore ka pësuar dëmtime nga tërmeti.
Në momentet e para u raportua edhe rreziku i cunamit apo i vërshimit të detit në zonat e banuara nga shkaku i paslëkundjeve po aq të forta.
Indonezia përballet shpesh me aktivitete sizmike apo vullkanike pasi vendi ndodhi mes pllakave tektonike në Paqësor që njihen si Unaza e Zjarrit.
Në 2018-n një tërmet me magnitudë 7,5, i shoqëruar me cunam, la më shumë se 4,300 persona të vdekur apo të zhdukur po në ishullin Sulauezi.