Formacionet zyrtare të Juve-Genoa, Pirlo ul në stol Ronaldon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 13 Janar 2021, 20:25
Pas kualifikimit të Milan, Inter dhe Napolit, pas pak i vjen rradha Juventusit për të tentuar kalimin në çerekfinalet e Kupës së Italisë.
Përballë Genoas, trajneri Andrea Pirlo ka bërë rotacion në formacion duke mos hedhur në fushë nga minuta e parë Cristiano Ronaldon, Bonuccin apo Ramsey.
Formacionet zyrtare:
JUVENTUS (4-4-2): Buffon; Demiral, Dragusin, Chiellini, Bernardeschi; Wesley, Arthur, Bentancur, Portanova; Kulusevski, Morata.
GENOA (3-5-2): Paleari; Goldaniga, Bani, Dumbravanu; Ghiglione, Rovella, Lerager, Melegoni, Czyborra; Scamacca, Pjaca.