Pas disa ditësh nën dëborë, zhbllokohet aksi Theth-Bogë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 12 Janar 2021, 19:54
Pas disa ditësh ka nisur zhbollikomi i aksit Theth-Bogë, i cili ishte i bllokuar nga reshjet e shumta të dëborës.
Një gjë të tillë e ka bërë me dije edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi ka bërë përmes një statusi në Facebook.
Peleshi: Në Shkodër kemi qetësim të situatës dhe rënie të nivelit të ujit, megjithatë trupat e batalionit të Vaut të Dejës janë në terren dhe po ndihmojnë banorët e Obotit.Vjosa gjithashtu po normalizohet pasi kemi rënie të ndjeshme në Përmet dhe Memaliaj.
Si rrallëherë ka nisur puna që në janar për zhbllokimin e aksit Bogë-Theth në Shkodër. Po e hapin efektivët e Komandës Mbështetëse në bashkëpunim me ARRSH, të cilët janë maksimalisht të përkushtuar për t'i ardhur në ndihmë qytetarëve.