Madonna theu rregullat e Covid-19: Udhëtoi në 5 shtete

Këngëtarja e njohur Maddona thuhet se ka vizituar pesë vende në vetëm tre javë, me gjithë kufizimet e vendosura për shkak të pandemisë.

Mbretëresha e pop-it ka fluturuar nga Los Angelos në Londër, më pas në Malawi dhe në Kenia në Afrikën Lindore si pjesë e turit dimëror.

 Këngëtarja 62 vjeçare është shoqëruar nga i dashuri i saj, balerini amerikan Ahlamalik Williams, 26 vjeç.

Në pjesën më të madhe të udhëtimeve ajo është shoqëruar edhe nga fëmijët e saj.

Në ditën e Krishtlindjes, Maddona, i dashuri Williams  dhe katër fëmijët e adoptuar udhëtuan nga LA në Londër.

Në 28 dhjetori familja udhëtoi në Malawai, me një ndalesë në Egjipt.

Dje ajo ndau një video të saj dhe Williams  gjatë udhëtimit në Kenya.

Ajo shkroi :"Të kalosh kohë me fisin Samburu është gjithmonë një nder. Ata janë luftëtarë nomadë dhe këtu burrat po këndojnë, kërcejnë dhe tregojnë histori për të tërhequr vëmendjen e femrave."

Sipas burimeve të afërta të çiftit, familja ka kryer të gjitha testet e nevojshme të Covid-19, shkruan Daily Mail.