“Do t’jua heq maskat publikisht” Plas sherri mes Don Phenom Ledrit, Gjikos dhe Capital T
Don Phenom sapo hoqi papritur nga lista e ndjekësve reperët Ledri, Gjiko dhe Capital T dhe me këtë veprim na ka çuditur të gjithëve.
Ai gjithashtu nëpërmjet një Instastory tha i kishte hequr nga lista e ndjekësve dhe do t’i hiqte maskat publikisht.
Don Phenom i quante djemtë “hejtera” të cilët nuk e kishin mbështetur në projekte, por lë të kuptohet se ka diçka më shumë se kaq me ta.
“Shumë prej juve ju kom hek prej friends list në Instagram se jeni dashakeqës, ejani dhe më takoni në qoftëse doni, mbytuni të gjithë, viti 2021 nuk ka më diplomaci, do t`ua heq maskat të gjithëve publikisht se prapa skenave shumë prej juve ju kom degjeneru, e dini shumë mirë. U riktheva”- ishin fjalët e Don Phenom në InstaStory.
Nuk e dimë se çfarë ka ndodhur mes ndjekësve por duhet të themi që mezi presim ta marrim vesh.