Fansat e "Home Alone 2" kërkojnë që të hiqet pjesa ku luan presidenti Trump
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Janar 2021, 18:21
Adhuruesit e filmit “Home Alone 2”, kanë kërkuar të ‘fshihet’ pjesa ku luan presidenti amerikan Donald Trump.
Trump ishte shfaqur për disa sekonda në pjesën e dytë të filmit Home Alone: Lost in New York.
Njerëzit kanë bërë thirrje që pjesa ku luan ai të hiqet dhe të zvëndësohet nga aktori Christopher Plummer.
Disa nga postuesit kërkojnë që Donald Trump nga filmi të hiqet dixhitalisht.
"Hiqeni dixhitalisht nga "Home Alone 2"- shkruan njëri nga fansat.
Këto reagime nga fansat e super filmit kanë ardhur vetëm disa ditë pasi Twitter bllokoi përgjithmonë llogarinë e Donald Trump.