“Nënat nuk shkojnë në parajsë” Robert Berisha na mbushi sytë me lot me dedikimin prekës për të ëmën

Dy ditë më parë Robert dhe Patris Berisha kanë humbur njeriun më të shtrenjtë, nënën e tyre.


Kanë qenë vetë vëllezërit ata të cilët nëpërmjet llogarive të tyre në "Instagram" kanë bërë lajmin publik.


Së fundmi Roberti në "Instastory" ka shpërndarë një shprehje e cila na këputi shpirtin. Këngëtari e ka shpërndarë si një dedikim për të ëmëën që sot fizikisht nuk ndodhet pranë tyre por me shpirt do të jetë gjithmonë në jetët e tyre.


“Nënat nuk shkojnë në parajsë kur vdesin. Ato marrin një leje speciale nga Zoti për të qëndruar pak më gjatë rrotull dhe për të parë fëmijët e tyre, pa pasur rëndësi se çfarë ka ndodhur mes tyre në jetën e tyre të shkurtër të vdekshme”- shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë Roberti