Çfarë po ndodh? Aktorët e njohur të "La Casa De Papel" i japin fund lidhjes

Pas dy vitesh lidhje, dy aktorët spanjollë  të serialit të famshëm "La Casa De Papel" janë ndarë.

Fjala është për Maria Pedraza dhe Jaime Lorente  të cilët thuhet se prej disa javësh i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Ata nuk ndjekin më njëri-tjetrin në Instagram, gjithashtu fotot e tyre bashkë janë fshirë nga të dyja palët.

Maria Pedraza (24 vjeçe) dhe Jaime Lorente (29 vjeçar) u takuan në vitin 2017 në setin e “La Casa de Papel” dhe lidhja e tyre e dashurisë kishte filluar në 2018.