Make-up artistja në Why Not “kritikon” Jozefina Topallin: Ngeli me buzët e kuqe!

E ftuara e kësaj puntate në "Why Not" në RTV Ora ka qenë make-up artistja Amber Candy . Sigurisht, kur në studio ke të pranishme një  make-up artiste duhet ta bësh të ndjehet sa më shumë në teritorin e vet.

E ku më mirë se një poltron dhe një valixhe e mbushur plot me make up-e  do të arrinin të bënin Ambrën të ndjehej sa më rehat.

Teksa ajo ishte duke i bërë make up-in modeles në studio, Roza ishte duke i bërë pyetje të një pas njëshme.

Një prej tyre ishte: Kujt personazhi shqiptar do të donte ajo ti ndryshonte make up-in?

Emri që Ambra përmendi me shumë mundësi askujt nuk do ti shkonte në mendje. As më shumë dhe as më pak ishte vetë Jozefina Topalli.

"Josefina Topallin se ngeli me buzët e kuqe"- thotë ajo.

https://youtu.be/miuyxAxEJF8