Njihuni në Why Not me Eljor Gjonin, është vetëm 17 vjeç por talenti për pikturën e ka ndihmuar të kapërcejë kufijtë
Eljor Gjoni është 17 vjeçari shqiptar i cili me talentin e tij për pikturën po vjedh vëmendjen e të gjithëve.
Dhe kur themi e të gjithëve e kemi fjalën edhe për personat jashtë kufijve shqiptarë.
Po..Po.. Eljori është ai djali që me punimet e tij ka "zënë vend" në shtëpinë e Kylie Jenner dhe atë të Kriss Jenner.
Portretet e tyre të pikturuara nga Eljori i kanë pëlqyer aq shumë dy femrave më të ndjekura sa nuk kanë nguruar ta shpërndajnë dhe në llogaritë e tyre në "Instagram".
Epo, nga lupa e emisionit "Why Not" nuk kishte si të shpëtonte ky super talent. I ftuar mbrëmjen e sotme Eljori ka treguar se i gjithë ky rrugëtim ka filluar nga pasioni i tij për pikturën dhe gjithçka që ka tani e ka arritur nëpërmjet dëshirës së tij dhe punës të pashtershme që ka bërë.
Sigurisht që ai nuk mund të largohej nga studio e emisionit pa bërë atë që di të bëjë më mirë, një pikturë. 17-vjeçari pikturoi moderatoren e emisionit Roza Lati, dhe si Roza po ashtu dhe ne mbetëm të mrekulluar nga punimi i tij i bërë vetëm brenda 10 minutave.