"Tregoni burimin, kontratën, çmimin"/ Fuga skeptik: Me vaksina jo transparente do ti çpojmë by**t ne?
Profesori i njohur Artan Fuga reagon pas nisjes së vaksinave anti-Covid në vendin tonë dhe ku ndër "pacientët" e parë ishte edhe kryeministri Edi Rama.
Akademiku e cilëson trafik jo transparent, jo legal duke kërkuar logon e laboratorit, burimin e shpërndarjes, kontratën, çmimin etj. Ai thekson se shëndeti publik kërkon transparencë maksimale.
Lexo edhe:
Nis sot vaksinimi, Rama: Jam i lehtësuar! Nuk na i ka siguruar Greqia dozat
Artan Fuga: Ore, po pse mo edhe vaksinat me trafik jo transparent, jo legal, do t'i cpojme bythet ne? (Me falni per termin) Tregoni mo jo vetem logon e laboratorit, por edhe burimin e shperndarjes te tyre, kontraten, cmimin, etj., mos trembni miletin, sepse shendeti publik do transparence te plote. Ore mund te shesi njeri medikamente duke thene i gjeta ne rruge? Shendeti publik kerkon transparence maksimale. Nuk ka sekret per origjinen nga vijne vaksinat! Nuk jemi ne kamp perqendrimi ku mjeku te fut injeksionin pa te dhene garancite e transparences.
Lexo edhe:
Shefja e Infektivit dhe Rama, të parët që marrin vaksinën anti-Covid në Shqipëri
Ditën e sotme, kryeministri Edi Rama dhe Ministrja Ogerta Manastirliu dhanë detaje mbi fushatën e vaksinimi.
Kryeministri tha se fushata nis me 975 doza, por pavarësisht këmbënguljes së gazetarëve ai nuk tregoi vendin se nga i kishte siguruar ato.
Vaksina do të jetë falas, jo e detyrueshme dhe për ata që nuk e bëjnë nuk do të ketë penalizime.
Sot u mbyll faza e parë e vaksinimit me mjekët dhe infermierët e spitaleve Covid 1 dhe Covid 2, ndërsa në vijim pritet që në Shqipëri të mbërrijnë edhe 10 mijë doza që janë siguruar nga kompania Pfizer.
Vaksinimi do të kryhet në stadiumin “Air Albania”, ambientet e të cilit janë përshtatur për të kryer këtë proces.
Por në Facebook ka reaguar dhe ish-kryeministri Berisha, i cili akuzon për mungesë të transparencës.
Nga nisja e pandemisë, Shqipëria regjistron 63,595 të infektuar dhe 1241 viktima.