Kur do të vaksinohet Basha? Rama: Rradhën e ka Saliu
Kryeministri Edi Rama, në një prononcim për mediat nga “Air Albania”, pak minuta pasi mori vaksinën tha se shqiptarët nuk duhet të kenë më ankth dhe as të jenë skeptikë.
Rama tha se do t’i dhurojnë Kosovës doza me vaksinë duke filluar nga java e ardhshme, ndërsa nuk kurseu as batutat në adresë të ish kryeministrit Sali Berisha.
Lexo edhe:
Shefja e Infektivit dhe Rama, të parët që marrin vaksinën anti-Covid në Shqipëri
Edi Rama: "Për mua është shumë e rëndësishmja që edhe në Kosovë, pavarësisht nuk e zgjidhim dot problemin që ata që po presion Covax-in, të mund të fillojë të paktën në frontin e parë aty ku është vija e zjarrit. Dozat që ne mund ti japim Kosovës duke nisur nga java e ardhshme janë simbolike. Në këtë rast të mos mendojmë si BE. Shqipëria edhe Kosova janë një”.
Kryeministri u pyet nga gazetarët se kur do të vinte radha e liderit të PD, Lulzim Bashës për t’u vaksinuar, ndërsa nuk kurseu ironinë, teksa tha se radhën do ta ketë Sali Berisha kur të kalojnë tek kategoria e moshës së thyer.
“Rradhën për vaksinë e ka Saliu kur të hyjmë te moshat e tejthyera”, tha ai.