Shefi i Kadastres justifikon deputetin e PS, Çela për shpërndarjen e legalizimeve

Gjatë seancës dëgjimore me komisionerin shtetëror, shefi i kadastres së Lushnjes , Arben Qalliu gjatë fjalës së tij është munduar të justifikojë deputetin socialist Bujar Çela.

Gjatë shpjegimit të tij ka treguar se lejet e legalizimit të shpërndara në dhjetor janë të prodhuara në nëntor dhe jo në periudhën kur KQZ nuk e lejon.

"Ka marrë lejën në muajin nëntor 130 leje, mund të jenë shpërndarë jo më shumë se 40% e këtyre" thotë Qalliu

Madje shefi i kadastres së Lushnjes, nuk jep një shpjegim të qartë se pse çertifikatat e pronësisë janë shpërndarë nga depueti socialist, por e le të nënkuptojë se Çela mund të ketë qënë rastësisht në atë zonë.

"Ai vazhdimisht është në terren për punët e tij dhe e shikon që unë në këtë muaj po punoj në këtë zonë që ai e mbulon politikisht mund të ketë qëlluar atë ditë që çunat që kanë bërë shpërndarje të lejeve si specialistët e mi dhe kanë qene në terren" shprehet Qalliu

Arben Qalliu e pranoi se nuk ka staf pasi janë infektuar me Covid, dhe për këtë arsye këto dokumenta nuk shpërndahen në sportele.

" I kemi mbyllur sportelet që nga fundi i muajit shtator dhe deri sot që flasim neve kemi përditë raste pozitive të punonjësve dhe komunikimin e qytetarët i kam virtual me telefon ose me anë të grupeve terrenit.

Ai mohon të ketë shoqëruar deputetin e mazhorancës gjatë dhënies së çertifikatave të pronësisë gjatë muajit dhjetor, periudhë në të cilat Çela ka publikuar fotot në facebook-un e tij.

''Unë skam qënë pjesë në terren për të dalë në fotografi me qytetarët ''
thotë shefi i kadastrës.

Komisioneri do të shqyrtojë deklaratat e kreut të kadastrës për të marrë një vendim nësë Çela dhe Qalliu kanë thyer vendimin e KQZ-së apo jo.