"Nuk ka fe që t'a pranojë homoseksualizmin"- Ja çfarë thotë astrologu shqiptar për LGBT

Jofiel Koço, astrologu i njohur shqiptar ka qenë i ftuari i radhës në programin EXPULS nga Ronaldo Sharka, qe trasmetohet çdo të shtunë ora 23:00.

Ndër të tjera, Jofiel Koço foli edhe për komunitetin LGBTI dhe lidhja me fenë, nësë feja e pranon diçka të tillë.


Në mendimin e tij personal, Jofieli nuk ka asgjë kundra dhe nuk mendon që këto persona që devijojnë, të gjykohen e persekutohen, por sipas studimeve të tij që lidhen me fenë, ai shprehet:

"Si bestimtar, bazuar dhe në shkrimet e shenjta. Dhe nuk dua të duket sikur unë po them diçka kundër këtij komuniteti. Ama, do t'i bazohem shkrimeve. Aposolli Pal, kur vajti në një kishë pa që kishte shumë gay, dhe ai i kritikoi dhe tha kështu: trupi ku ju banoni, është tempulli i zotit. Mbajeni të shënjtë tempullin e zotit, mos e përdhosni atë. Sipas fesë, nuk ka fe qe të pranojë, të paktën nga doktrinat bazë të saj, homoseksualizmin si një proçes natyral"- u shpreh Jofiel Koço.


Ndiqni intervistën e plotë:

https://www.youtube.com/watch?v=xNgpHRBIEcQ