Tuna lë anash hatërmbetjet me Patrisin, e pikëlluar për humbjen e ish-vjehrrës: Do të kujdesem që Tian mos...

Ditën e sotme Robert dhe Patris Berisha humbën nënën e tyre, Teutën.

Kanë qenë të dy vëllezëerit ata të cilët dhanë lajmin e trishtë.

Pas këtij lajmi reagoi edhe Nora, që shkroi disa fjalë shumë të ndjera për ish-vjehrrën e saj. Ajo publikoi në Instagram një foto në të cilën nëna e Patrisit dhe Robertit ka pozuar me vogëlushen, Renee.

Pa humbur kohë për këtë lajm të trishtë ka reaguar edhe , Tuna ish-partnerja e Patrisit. Pavarësisht se së fundmi ajo ka pasur probleme me partnerin e saj, nuk është menduar dy herë që të shkruajë disa fjalë për ish-vjehrrën e ndjerë.

Sot ndjehem e pikëlluar… Tian humbi nënën që e deshi aq shumë… Do të kujdesem t’ia mbaj Tianit të freskëta kujtimet për gjyshen e tij. Përjetësisht në zemrat tona”-ka shkruar Tuna.

Lexo edhe: Nora shkruan fjalët më të ndjera për ish-vjehrrën e saj: Ke qenë gjithmonë…

Lexo edhe: “Pusho e qetë….” Robert Berisha humb personin më të shtrenjtë të jetës