Fiori Dardha ka një përgjigje për komentet e pavend

Pak ditë më parë moderatorja, Fiori Dardha humbi njeriun më të shtrenjtë, nënën e saj.

Prej kohësh Fiori kishte treguar se nëna e saj vuante nga kanceri i gjirit dhe herë pas here postonte foto me të.

Lajmin për humbjen e saj e dha vetë Fiori nëpërmjet një postimi në llogarinë e saj në Instagram.

Sot ajo ka postuar përsëri një foto të nënës së saj krah të cilës është shprehur se shtëpia këto ditë pa të i është dukur bosh,

Ndërkohë ajo ju është përgjigjur edhe të gjithë njerëzve që e kanë gjykuar për faktin që ka postuar në rrjete sociale pas ndarjes nga jeta të së ëmës.

"P.S: Këto netë, qe gjumin ma ka vjedhur dhimbja, kam lexuar tek – tuk, edhe komente te tipit: “Nëna i ka nderruar jetë, kjo ka shkruar status?” Për këto lloj gjallesash kam vetëm një përgjigje: “Shpresoj që ju të keni bërë, ose të bëni për nënat tuaja, qoftë edhe çerekun e përpjekjeve që kam bërë unë për ta patur sa më gjatë pranë mamanë time!”- shkruan Fiori.